Arrestohet ish-ylli i Bundesligës, u kap me 793 kg drogë

Futboll

Arrestohet ish-ylli i Bundesligës, u kap me 793 kg drogë

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 13:43
Ilustrim

Ish-mbrojtësi i Borusia Monchengladbach, Marcelo Pletsch është arrestuar në Brazil pasi është kapur në flagrancë me 793 kilogramë kanabis sativa.

Sipas policisë droga është gjetur në një maune në vendlindjen e futbollistit brazilian i cili me shumë mundësi do të qëndrojë gjatë pas hekurave.

Image

 

Shumica e drogës ishte e vendosur në kokën e maunës ndërsa ish-lojtari është nën akuzën e trafikimit të substancave të ndaluara.

Kujtojmë që Pletsch për 6 sezone ka qenë pjesë e skuadrës së Monchengladbach ndërsa para se t’i jepte lamtumirë futbollit ai ishte pjesë e skuadrës serbe, Vojvodina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat