Dybala vendos për të ardhmen

Futboll

Dybala vendos për të ardhmen

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 16:34
Paulo Dybala

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka dhënë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij të cilën ai e sheh pranë klubit bardhezi.

Kohët e fundit mediat kanë shkruar për një transferim të argjentinasit te Barcelona por ditën e sotme Dybala ka përgënjeshtruar këtë hipotezë, shkruan “Corriere dello sport”.

“Unë jam pranë rinovimit me Juventusin. Unë te Barcelona? Janë thjesht thashetheme pasi unë nuk mund ta shof të ardhmen larg Torinos. Së shpejti unë do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Juventusin. Ajo që shtypi ka shkruar për mua nuk ka kuptim pasi unë do të jem në të ardhmen pjesë e klubit bardhezi.”, u shpreh Dybala.

Sulmuesi po kalon një formë të shkëlqyer fizike ndërsa ditën e djeshme mori edhe përgëzimet nga trajneri Bauza i cili e vlerësoi si një pasardhës ideal i Lionel Messit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat