Pauritsch: E kemi të qartë se Shqipëria ka një skuadër të fortë

Futboll

Pauritsch: E kemi të qartë se Shqipëria ka një skuadër të fortë

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:03
Trajneri Rene Pauritsch

Kombëtarja shqiptare është vetëm në letër ekipi udhëtues në Lihtenshtajn, kështu mendon trajneri, Rene Pauritsch

Trajneri i Lihtenshtajnit, Rene Pauritsch, mendon se stadiumi “Rheinpark Stadion”, i cili ka kapacitetin e 5900 vende, do të mbushet me shqiptarë.

I vetëdijshëm për avantazhin që Shqipëria do të ketë nga tifozët është edhe trajneri i Lihtenshtejnit, Rene Pauritsch, që në një intervistë ekskluzive për Supersport, provon ta kalojë presionin në anën e skuadrës së De Biasit.

“Natyrisht që në letër për ne është një ndeshje në shtëpi, por presim që tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium do të jenë të shumtë dhe kjo do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme. Për shkak të kësaj, presioni mund të jetë i gjithi te ekipi shqiptar”, tha fillimisht Pauritsch.

“Kemi shumë respekt për Shqipërinë. I kemi ndjekur në Kampionatin Evropian, ku u paraqitën mjaft mirë. Gjithashtu Shqipëria fitoi edhe në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Maqedonisë, ku luajtën mirë dhe vijnë me shumë besim në këtë sfidë”, shtoi ai.

“E kemi të qartë se Shqipëria ka një skuadër të fort dhe me lojtarë mjaft cilësor, të cilët i kanë treguar vlerat e tyre, si ata që kanë luajtur në Zvicër edhe ata që luajnë aktualisht. I njohim cilësitë e tyre dhe kemi shumë respekt për ata”, pwrfudnoi trajneri i Lihtenshtajnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat