Mërgim Mavraj “godet” Shkëlzen Gashin, tregon arsyen pse nuk u ftua nga Kombëtarja shqiptare

Futboll

Mërgim Mavraj “godet” Shkëlzen Gashin, tregon arsyen pse nuk u ftua nga Kombëtarja shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 tetor 2016 Në ora: 08:18
Shkëlzen Gashi

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka dhënë një intervistë për gazetën e Lihtenshtajnit Vaterland, botimi i shtypur, që e disponon gazeta kombëtare Bota sot. Ai pasi flet për grupin e vështirë të Shqipërisë, ku krahas Lihtenshtajnit, Maqedonisë dhe Izraelit, ndodhet edhe Spanja e Italia, është ndalur edhe te “sëmundja e Armando Sadikut” dhe “problemi Shkëlzen Gashi”, që përkundër momenteve shumë të mira që kalon në Colorado Rapis, nuk ndodhet i grumbulluar në dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

“Mungesa e Armando Sadikut nuk dëmton aspak Kombëtaren. Kemi treguar në të kaluarën se mungesat mund ti kompenzojmë menjëherë, që me gjasë ishin të pazëvendësueshëm. Andaj nuk e shoh këtë si problem, pasi kemi shumë sulmues efektivë. Ne i urojmë Sadikut shërim të shpejtë,” ka thënë Mërgim Mavraj, shkruan botasot.info.

Më vonë mbrojtësi më në formë i kombëtares është ndalur te Shkëlzen Gashi, që e ka sulmuar tërthorazi, mbase tregon njëherasi edhe vështirësitë që mund të ketë ai me përfaqësuesit e Kombëtares.

“Shkëlzen Gashi nuk është nominuar për shkak të aktiviteteve të tij, gjithsesi kemi futbollistë që luajnë më mirë se ai,” ka thënë 30 vjeçari.

Gashi ka shënuar dy golat më të bukur në ligën profesionale amerikane MFL dhe kalon momente mjaft të mira. Megjithatë mos nominimi i tij, duhet të jetë i lidhur me ftohtësinë e marrëdhënieve që mund të kenë ndodhur mes tij dhe përfaqësuesit e Kombëtares. E ardhmja do tregojë të vërtetën!/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat