Një mori e klubeve kineze janë të gatshme të ofrojnë miliona euro dhe një pagë ‘faraonike’ për të marrë shërbimet e yllit të Barcelonës, Javier Mascherano.
Lajmi është bërë publike nga e përditshmja spanjolle “Sportsmole” sipas të cilës Mascherano ka refuzuar këtë ofertë të majme për të luajtur në Chinese Super League.
Mbrojtësi i ka kërkuar agjentit te tij që të mos dëgjojë asnjë oferte nga Kina duke qenë se është shumë i lumtur te katalanasit.
Kujtojmë që gjate merkatos së verës Mascherano u kërkua me insistim nga Juventusi, por ai vendosi të qëndrojë në “Camp Nou”.