Ky pritet të jetë formacioni i Kroacisë

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Kroacisë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 13:47
Ante Çaçiç

Kombëtarja kroate ka shumë mungesa në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Mungesat e lojtarëve kyç në ekipin e Kroacisë, kanë detyruar trajnerin Ante Çaçiç të bëjë ndryshime në formacionin e tij.

Sipas medieve kroate, Çaçiç ka vendosur që të luajë me formacionin 4-4-2, ku sulmit pritet t’i prijnë Mario Mandzukiq dhe Nikola Kaliniq.

Pa, Luka Modriqin dhe Ivan Rakitiqin në mesfushë pritet të luajnë nga minuta e parë Mateo Kovaçiq dhe Milan Badel, ndërsa në krahë dy lojtarët e Interit, Ivan Perisiq dhe Marcelo Brozoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat