Shkodranët mbështesin të dyja kombëtaret: Turp për biletat

Futboll

Shkodranët mbështesin të dyja kombëtaret: Turp për biletat

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 15:54
Pamje nga Shkodra

Atmosfera në Shkodër në prag të ndeshjes së parë të Kosovës në shtëpi është e mrekullueshme. 

Flamujt kuqezi dhe të Kosovës kanë mbushur rrugët e qytetit te Shkodrës. 

Nga ana tjetër, qytetarët shkodranë shpresojnë në një fitore të të dy përfaqësueseve, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. 

Të pyetur se cilën ndeshje do të ndjekin, qytetarët shprehën se do të ndjekin të dyja ndeshjet nga televizioni, për shkak se në Shkodër nuk ka pasur bileta për ndeshjen e Kosovës. Një gjë e tillë natyrisht ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët shkodranë.

Ndërkohë, tifozët shqiptarë nga Kosova, por edhe nga qytete të Kroacisë nuk kanë ngurruar të bëjnë foto bashkë me tifozët kroatë, teksa edhe shprehen për një fitore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat