Super Shqipëria, mposhti Lihteshtajnin, lë pas Spanjën e Italinë

Futboll

Super Shqipëria, mposhti Lihteshtajnin, lë pas Spanjën e Italinë

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2016 Në ora: 21:03
Shqipëria

(E Plotësuar) - Shqipëria u kthye me tri pikë të mëdha nga Vaduzi. Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lihteshtajnit, në takimin e xhiros së dytë të grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Futbollistët Jahmir Hyka dhe Bekim Balaj janë kreatorë të fitores së madhe të kombëtares kuqezi e cila kryeson me gjashtë pikë, duke lënë pas Spanjën dhe Italinë që kanë nga katër pikë. Me 9 tetor, Shqipëria në Shkodër do ta presin Spanjën e cila zhvillohet në orën 20.45. Shqipëria tregoi nivel për gjatë 90 minuta dhe ishte shumë më e mirë, e cila më pak fat ka mundur të triumfoi edhe më bindës.

 

71’ Bekim Balaj thellon epërsinë e Shqipërisë dhe i jep edhe më shumë siguri në minutat e mbetura. Shqipëria është shumë afër fitores.  Harkimi i Hykës nga goditja e këndit dhe Balaj gjendet i pozicionuar saktë për të goditur me kokë dhe për të shënuar golin e dytë. 

61’ Shqipëria është shumë afër fitores. Kuqezinjtë kanë posedimin e topit dhe janë me energjikë se vendasit. 

53′ Lila ka një rast të artë pas gabimit të një mbrojtësit kundërshtar, por ai nxitohet me goditjen që nga hyrja e zonës duke e nxjerrë topin jashtë.

Në minutën e 44-të, Migjen Basha është aktivizuar në lojë në vend të Burim Kukelit, pasi ky është lënduar në gju dhe nuk qe në gjendje të vazhdoi ndeshjen. 

53’ Shqipëria është në epërsi, e cila me lojën që po dëshmon po shkon drejt fitores së dytë radhazi. 

Filloi pjesa e dytë, Shqipëria beson se do të thellojnë fitoren, ndërsa vendasit kërkojnë golin e barazimit.

Lihteshtajni-Shqipëria 0:2

Stadiumi: “Rheinpark”, Vaduz.

Gjyqtar: Bognar. (Hungaria).

Shënues: Hyka (12’) e Balaj (71’)

Kartonat e verdhë: Burgmeier, Oehri, Fricky – Hyka.

Lihteshtajni: Jehle, Oehri, Polverino (Rechsteiner 46’), Kaufmann, Goppel, Ëieser, Hasler, Buchel, Burgmeier, Gubser (Frick 59’) dhe Salanoviç (Kuhne 73’).

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli (Basha 44’), Abrashi (Lila 46’), Hyka, Roshi, Balaj dhe Llullaku (Cikalleshi 69’).

Përfundoi pjesa e parë - Shqipëria bëri paraqitje shumë të mirë në 45 minutat e parë dhe është në një epërsi e cila i jep një qetësi për pjesën e dytë. 

37′ Roshi merr krahun nga e majta dhe futet drejt qendrës në hyrje të zonës duke lëshuar një goditje drejt portës me të djathtën, e cila kontrollohet pa problem nga portieri.

31’ Shqipëria po bënë paraqitje shumë të mirë dhe synon të thellojë edhe më shumë epërsinë, Shqipëria aktualisht është në krye të grupit me 6 pikë.

24′ Roshi kroson nga e djathta një top në shtyllën e dytë, por goditja e Llullakut shumë pranë portës përfundon mbi tranversë.

11′ Shqipëria kalon në avantazh. Autogol i portierit kundërshtar pas goditjes me kokë të Jahmir Hykës. 

9′ Llullaku tenton nga hyrja e zonës me një goditje të rrezikshme e cila devijohet nga mbrojtësi kundështar në goditje këndi. Llullaku pretendon penallti për prekje të topit me dorë.

Kombëtarja e Shqipërisë kërkon tri pikë në ballafaqim me Lehteshtajnin, e cila zhvillohet në stadiumin Vaduz. Shqipëria është e përgatitur në çdo aspekt dhe kërkon fitoren e radhës pas asaj me rezultat 2:1 kundër Maqedonisë, në kuadër të grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Futbollistët kuqezi janë të gatshëm për këtë sfidë dhe në asnjë mënyrë nuk e nënçmojnë rivalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat