Messi shokon Barcelonën e futbollin

Futboll

Messi shokon Barcelonën e futbollin

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 15:27
Lionel Messi

 

Lionel Messi është shprehur i gatshëm për të vazhduar kontratën me Barcelonën, por me një kusht të çuditshëm.  

Drejtuesit e Barcelonës janë duke bërë përpjekje që të vazhdojnë kontratën me Lionel Messin.

Por, edhe vetë lojtari është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me kampionin e Spanjës, por me një kusht.

Sipas gazetës sportive, Diario Gol, Messi dëshiron që në kontratën e re ta ketë një klauzol, e cila do t’i jepte mundësi të transferohet te skuadra e Newell Old Boys në çdo kohë.

Ylli argjentinas nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të rikthehet në klubin e fëmijërisë, Newell Old Boys, madje edhe ta mbyllë edhe karrierën.

Messi ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat