Shqipëria zhgënjen përballë Gjermanisë

Futboll

Shqipëria zhgënjen përballë Gjermanisë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 16:45
Përfaqësuesja e Shqipërisë

Shqipëria ka zhgënjyer sërish pasi është mposhtur me rezultatin 3-2 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian U19.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në këtë mënyrë kuqezinjtë janë eliminuar nga faza e parë e Kampionatit Europian U19.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga gjermanët, të cilët shënuan tre herë në portën e Selmanin (Kohlert 8’, Shipnoski 33’ dhe Baku 45+1’).

Kuqezinjtë u zgjuan shumë vonë pasi në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes ra dhe Shqipëria arriti të shënojë dy gola. Zeka shënoi fillimisht me penallti, ndërsa të dytin e shënoi me një aksion personal në shtesë.

Pas humbjes së dytë Shqipëria U19 pozicionohet në vendin e tretë me 0 pikë ndërsa Gjermania dhe Irlanda sigurojnë kualifikimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat