Gjermania fiton pastër ndaj Çekisë; Lewandowski, 3 gola Danimarkës

Futboll

Gjermania fiton pastër ndaj Çekisë; Lewandowski, 3 gola Danimarkës

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 22:46
Gjermania

Gjermania nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë edhe ndeshjen e dytë eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndaj Çekisë.

Dy gola të Muller e një nga Kroos i kanë siguruar kampionëve në fuqi të botë një fitore të pastër 3-0 ndaj çekëve, të cilët u treguan të pafuqishëm në këtë sfidë.

Ndërkohë, Lewandowski ishte njeriu i ndeshjes për Poloninë në një takim të menduar të mbyllur në pjesën e parë ndaj Danimarkës pas 3 golave të shpejtë nga sulmuesi i Bayern-it, por që miqtë hapën gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht një autogol nga Glik e më pas goli i shënuar nga Poulsen hapi takimin, por pavarësisht përpjekjeve të danezëve, rezultati mbeti i pandryshuar. Për Poloninë kjo ishte fitorja e parë në grup pasi në ndeshjen e parë kishte barazuar 2-2 në Kazakistan.

Po këtë të shtunë, Rumania arriti një fitore të thellë 0-5 në transfertë ndaj Armenisë, ndërsa po me të njëjtin rezultat Mali i Zi mposhti Kazakistanin.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve eliminatore të luajtura të shtunën

Armeni-Rumani 0-5
Azerbajxhan-Norvegji 1-0
Angli-Maltë
Mali i Zi-Kazakistan 5-0
Gjermani-Ceki 3-1
Irlanda e Veriut-San Marino 4-0
Poloni-Danimarkë 3-2
Skoci-Lituani 1-1
Slloveni-Sllovaki 1-0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat