Lopetegui: Shqipëria është ekip i fortë, ka shanset e veta për kualifikim

Futboll

Lopetegui: Shqipëria është ekip i fortë, ka shanset e veta për kualifikim

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 23:59
Julen Lopetegui

Julen Lopetegui e ka vlerësuar si pozitive kombëtaren shqiptare.

Trajneri i Spanjës ka theksuar se Shqipëria i ka vënë në vështirësi për të shënuar gol ashtu sikurse shumë kombëtareve tjera, dhe ka rastet e veta për kualifikim në botëror.

“Shqipëria është një ekip shumë i mirë. Është rritur shumë viteve të fundit”, deklaroi fillimisht Lopetegui pas ndeshjes.

“Na ka vënë në vështirësi për t’i shënuar gol, ashtu sikurse i bëri shumë kombëtareve të mëdha”.

“Asnjë ndeshje nuk është njësoj në këto kualifikuese. Italia është skuadër e shkëlqyer dhe çdo kombëtare ka shanset e veta për tu kualifikuar”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat