De Gea: E kisha ftohtë, isha pa punë – bëmë ndeshje të madhe

Futboll

De Gea: E kisha ftohtë, isha pa punë – bëmë ndeshje të madhe

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 00:00
Portieri i kombëtares së Spanjës, David de Gea

Portieri i kombëtares së Spanjës, David de Gea, thotë se nuk ka qenë fare i angazhuar ndaj Shqipërisë.

Reprezentuesi i Furisë së Kuqe bëri shaka në intervistën pas ndeshjes, duke thënë se e kishte ftohtë.

“Ne bëmë ndeshje të madhe, bëmë një paraqitje shumë të mirë”.

“Në fakt është e vërtet se kisha të ftohtë. Nuk isha aq i angazhuar”, deklaroi portieri spanjoll.

Ai shtoi se Italia dhe Shqipëria janë kundërshtarët më të vështirë të grupit dhe potencon se Spanja do të ishte mirë të mbyllte grupin e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat