Juventusi e kishte në dorë De Gean

Futboll

Juventusi e kishte në dorë De Gean

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 10:05
David De Gea

Ish portieri i Juventusit, Michelangelo Rampulla i ka thënë Gazzetta dello Sportit se Juventus e kishte në dorë portierin e tanishëm të Manchester United, David De Gean.

De Gea tani është një nga lojtarët kryesor të United pas kalimit të tij te kjo skuadër nga Atletico Madrid.

Sipas Rampullas, Juventus ka mundur t’i sigurojë shërbimet e tij kur ai ishte 16 vjeçar.

Ndodhi që Juventusi u largua nga Seria A dhe transferimi nuk u bë erdhe pse ai shihej si zëvendësues ideal i Giggi Buffonit, i cili i qëndroi besnik klubit.

“Ai qëndroi (Buffon), person i madh, por unë u kisha dhënë një listë me emra të mundshëm për ta zëvendësuar”.

“Në fillim të listës ishte portieri spanjoll De Gea, që ishte shumë i ri. Ideja më e mirë ishte ajo, por sipas traditës, Juventusi u beson vetëm portierëve italian”, ka thënë Rampulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat