Vendoset data dhe ora kur do zhvillohet “El Clasico”

Futboll

Vendoset data dhe ora kur do zhvillohet “El Clasico”

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 11:48
El Clasico

Më në fund përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës. Një ndeshje e cila vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e gjithë globit duke arritur shifra rekord shikueshmërie.

Lajmi është zyrtarizuar nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas i cili tha se ndeshja e parë do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.

“El Clasico do të luhet më 3 dhjetor, në ora 16:15 dhe do të jetë e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit spanjoll”, nënvizoi Tebas për “Cadena Ser”.

Kujtojmë që La Liga kryesohet me pikë të barabarta nga Atletico dhe Real Madrid ndërsa Barcelona renditet në vendin e katërt me vetëm 2 pikë më pak se rivalët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat