Mehmedi: Ne shqiptarët ftojmë shumë persona në dasëm, nuk dua të tregoj shumën e dhënë për bashkëfshatarët e mi

Futboll

Mehmedi: Ne shqiptarët ftojmë shumë persona në dasëm, nuk dua të tregoj shumën e dhënë për bashkëfshatarët e mi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 tetor 2016 Në ora: 12:08
Admir Mehmedi

Vijon të jetë lajmi kryesor i mediave zvicerane dhurimi i shtëpisë nga futbollisti Admir Mehmedi, për një familje të varfër nga fshati ku ka jetuar babai i tij deri në 1983, shkruan botasot.info. Në ballinën e gazetës më të madhe zvicerane BLICK, shkruan: “Mehmedi i dhuron familjes së varfër një shtëpi,” ndërsa më pas tregon intervistën e shkurtër me të.

“Babai im është nga ai vend. Nuk mund të shikoja bashkë fshatarët e mi të jetojnë në atë gjendja,” thotë Mehmedi, që dëshiron të mbetet anonim shifra e shpenzimeve.

Më pas një detaj tjetër që ka habitur median zvicerane është lista e 500 të ftuarve në dasmën e Mehmedit. “Kështu është tek ne, por e rëndësishme është se kam gjetur bashkëshorten e vërtetë,” përfundon mesfushori helvet./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat