Kush janë mbrojtësit që kërkon Barcelona

Futboll

Kush janë mbrojtësit që kërkon Barcelona

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:00
Stephan Lichtsteiner

Barcelona po mendon të fuqizojë mbrojtjen dhe për këtë ka 3 alternativa. Drejtuesit blaugrana po mendojnë për Stephan Lichtsteiner të Juventusit, Darijo Srna Shakhtar Donetsk dhe Joao Cancelo nga Valencia.

Nga të 3, më bindës për ta është 22-vjeçari Kancelo dhe Barcelona ka marrëdhënie të mira me Valencian, teksa ka firmosur me lojtarë si Andre Gomes dhe Paco Alcacer vetëm këtë verë, kurse Munir El Haddadi kaloi në “Mestalla” si huazim.

Mbrojtësi portugez i përshtatet profilit të ekipit katalanas dhe kjo është një plus për 22-vjeçarin që të transferohet në “Camp Nou”.

Po me gjithë marrëdhëniet pozitive Valencia ka hedhur poshtë një ofertë për kampionin e Evropës, pasi klauzola e largimit është 50 milionë euro dhe 30 milionë sa kishte ofruar Barça.

Tani pritet oferta e re skuadrës së Barcelonës, pasi Valencia e ka treguar se kur bëhet fjalë për lekë ajo i ka shitur yjet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat