Si e humbi titullin Arsenali edicionin e kaluar?

Futboll

Si e humbi titullin Arsenali edicionin e kaluar?

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:02
Arsene Wenger

Arsenali është prej ekipeve më të forta në Premier League. Trajneri i kësaj skuadre, Arsene Wenger, e ka treguar një detaj se si e humbën titullin edicionin e kaluar.  “Vitin e kaluar ndeshja e humbur ndaj Swansea-s i ka dhënë fund shpresave tona për të fituar titullin. Duhet të rifitojmë përqendrimin sepse pjesa më e madhe e lojtarëve kanë qenë të larguar me kombëtaret. Duhet të tregojmë se e pranojmë idenë e të qenit favorit, gjë që nuk e kemi bërë sezonin e kaluar”, ka thënë Wenger. Në këtë edicion Arsenali po vazhdon me rezultate të mira dhe pjesë e kësaj janë edhe dy shqiptarë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat