Isco te gjiganti italian

Futboll

Isco te gjiganti italian

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:39
Isco

Kampioni aktual i Italisë, Juventus nuk e ka ndërmend të ndalet duke e përforcuar skuadrën.

Pasi ka transferuar emra të mëdhenj si Gonzalo Higuain, Dani Alves e Miralem Pjanic, në janar Juventus do të tentoi një goditje tjetër të madhe.

Fjala është për mesfushorin spanjoll Isco, i cili nuk ka hapësirat e duhura në Real Madrid.

Sipas medieve italiane, Juventus ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe pritet të dalë me një ofertë zyrtare në janar.

Besohet se Real Madrid kërkon rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë Iscon të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat