Muqiqi: Prishtina, me mbrojtjen më të mirë në rajon

Futboll

Muqiqi: Prishtina, me mbrojtjen më të mirë në rajon

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2016 Në ora: 10:07
Alban Muqiqi

Prishtina ka mbrojtjen më të mirë në elitën e futbollit. Fakti më i mirë është se për tetë ndeshje ka pësuar vetëm tri gola ose është e vetmja ekip e pamposhtur deri më tash. Bardhekaltrit nga tetë ndeshje shënuan gjashtë fitore, regjistruan dy barazime dhe me goldallim 12:3 renditen në vend të dytë me 20 pikë, një më pak se lideri Trepça ’89 nga Mitrovica. Klubi me renome të gjitha ndeshjet si vendas i zhvillon në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot, pasi që stadiumi i Qytetit në Prishtinë, është duke u rinovuar. Prishtina me gjithë që i zhvillon ndeshjet jashtë stadiumit të tyre, po dëshmohet një ekip kompakte dhe që e ka fjalën kryesore për titullin e kampionit. Meritë që pësuan aq pak gola ka mbrojtja por pa dyshim edhe portieri i talentuar Alban Muqiqi. Portieri prishtinas nuk kënaqet me këto pikë që kanë aktualisht, sepse ka pritur edhe me tepër. “Realisht kemi pritur edhe më shumë, sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe të bashkuar, ku me plot sukses po na prin kapiteni Armend Dallku me shokë”, tha Muqiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Klubi më i trofeshëm në vend, të mërkurën që e lamë pas u nda baras (0:0) me Drenicën. Mirëpo, Muqiqi tha se edhe kushtet atmosferike ndikuan mos të arrijnë me shumë se një pikë. “Kushtet atmosferike e bënë të veten, sepse fusha ishte e rënduar dhe ishte shumë e vështirë të shënonim golin”, theksoi ai. Në fundjavë (të dielën, në orën 14.00) Prishtina do të ketë sprovë mjaft të vështirë, ndaj Trepçës ’89 e cila ka pesë fitoreve. Megjithatë, bardhekaltrit janë të bindur se do ta mposhtin ekipin mitrovicas. “Të dielën është një ndeshje tjetër e radhës, sepse çdo kundërshtar që luan kundër Prishtinës është derbi dhe ne si në çdo lojë tjetër hyjmë vetëm për fitore”, shprehet optimist Muqiqi. A mendoni se Prishtina pa ndonjë telashe do të fitojë titullin? “Normalisht se ne si klub gjithmonë e kemi synim titullin, dhe jemi në rrugë të mbarë ta bëjmë atë, por ka edhe ekipe tjera që pretendojnë titullin, por pas Prishtinës”, përgjigjet Muqiqi. Sa është vështirë për Prishtinën që të gjitha ndeshjet i luan në stadiumin e KEK-ut? “Është shumë e vështirë, pasi që nuk po luajmë vendas, mirëpo ne jemi të gjithë profesionistë dhe nuk mendojmë asgjë tjetër përpos lojës tonë”, thotë portieri bardhekaltër. Muqiqi tregon se çfarë e veçon Prishtinën në këto javët e para të elitës: “Prishtinën e veçon loja kompakte, të bashkuar, me mbrojtjen më të mirë në rajon”.

Vala Superliga, java e 9-të,

E shtunë

Liria-Gjilani

Hajvalia - Besa

 

E diel

Llapi-Feronikeli

Prishtina-Trepça ‘89

Drita-Ferizaj

Trepça-Drenica

Ndeshjet fillojnë në orën 14.00

 

Liga e Parë, java e 9-të

 

E shtunë

Istogu-Vllaznia (P)

KEK-u-Deçani

Ballkani-Rahoveci

R. Sadiku-2 Korriku

Ulpiana-F. Kosova

 

E diel

Vëllaznimi-Kosova (P)

Vushtrria-Vitia

Flamurtari-Dukagjini

Ndeshjet fillojnë në orën 14.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat