Barcelona mposht 4-0 La Coruna-n, Messi rikthehet me gol

Futboll

Barcelona mposht 4-0 La Coruna-n, Messi rikthehet me gol

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 18:33
Messi

Barcelona është rikthyer të fitorja në La Liga, madje dhe me rezultat bindës ndaj Deportivo La Coruna duke e mposhtur 4-0 në “Camp Nou”.

Rafinha ishte autor i dy golave të parë, ndërsa Suarez trefishoi rezultatin që në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Luis Enrique vendosi të aktivizojë edhe Lionel Messin, të cilit i mjaftuan vetëm 3 minuta nga aktivizimi për të gjetur golin në minutën e 58 të ndeshjes, duke e vulosur rezultatin në 4-0. 

Me këtë këtë fitore Barcelona është vetëm një pikë larg Sevilla-s së vendit të parë, e cila fitoi më herët të shtunën 2-3 në transfertë ndaj Leganes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat