Rashica me Vitessen befasuan AZ Alkmaar-in

Futboll

Rashica me Vitessen befasuan AZ Alkmaar-in

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2016 Në ora: 13:10
Mil9ot Rashica në aksion

Talenti i madh nga Vushtrria, Milot Rashica, me ekipin e tij Vitesse, befasuan me lojë të mirë dhe rezultat 2:2 AZ Alkmaar-in. Vitesse importoi një pikë të madhe pas një loje jashtëzakonisht të mirë. Anëtari i kombëtares së Kosovës u paraqit titullar, tregoi angazhim të madh dhe me plotë meritë importuan një pikë.  Vitesse udhëhoqi me rezultat 0:2 me golat e Baker (23’) e van Wolfswinkel (58’-nga penalltia), por vendasit u këndellen shpejt dhe barazuan. Futbollisti Muhren shënoi në minutën e 78-të dhe 87’ për barazimin 2:2. Pas 9 jave në elitën e futbollit holandez, VItesse është në vend të shtatë me 14 pikë, dy më pak se AZ Alkmaar-i që renditet i pesti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat