Berisha me Atalantën befasuan Fiorentinën

Futboll

Berisha me Atalantën befasuan Fiorentinën

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:27
Etrit Berisha

Kur portieri Etrit Berisha është në formë pa dyshim se edhe Atalanta importon pikë. Atalanta tregoi lojë të mirë dhe importoi pikë nga Firenca, duke u ndarë baras me rezultat 0:0 me Fiorentinën e favorizuar, në ndeshjen e javës së tetë të Serie A. Berisha ka treguar klasin e tij, duke e ndihmuar ekipin që të kthehet me një pikë të madhe. Fiorentina zhgënjeu me paraqitjen e saj tifozët në stadiumin në Firencë. Skuadra e Fiorentinës aktualisht renditet në vend të 13-të me 9 pikë, një më pak se Atalanta që është një pozitë më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat