Ky është rekordi që City synon t’ia thyejë Barcelonës

Futboll

Ky është rekordi që City synon t’ia thyejë Barcelonës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 18:32
Ilustrim

Barcelona dhe Manchester City do të ndeshen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy favoritët e Grupit C, do të ndeshen në Camp Nou nesër mbrëma, ku do të vihen përballë edhe dy trajnerët Luis Enrique dhe Pep Guardiola.

Ky i fundit do të mundohet të thyejë katalanasit në shtëpi, për herë të parë që nga viti 2010, kur ishin mposhtur nga Rubin Kazan, derisa ishte vet Guardiola trajner i Barcelonës.

Në 20 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, Barcelona nuk njeh humbje në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë do të mundohet ta bëjë City, i cili këtë vit synon trofeun më të rëndësishëm evropian.

I vetmi ekip që mban një rekord më të gjatë se Barca, është rivali i tyre i përjetshëm Real Madridi, i cili në fazën e grupeve nuk ka humbur që nga viti 2009, kur ishte mposhtur nga Milani në Bernabeu me rezultat 2:3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat