Gianluiggi Buffon ironizon kritikat

Futboll

Gianluiggi Buffon ironizon kritikat

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 21:10
Gianluiggi Buffon

Cdo lojtar i botës së futbollit, në momentin e parë që gabon për një ose 2 takime rradhazi, mediat nuk ngurojnë të vërshojnë lumë kritikash ndaj individit i cili gabon. Një situatë e tillë po i ndodh  garadianit të portës së bardhezinjve i cili në dy takimet e fundit, njërin me Kombëtaren Italiane dhe tjetri në kampionat kundër Udineses, ka bërë paraqitje jo fort të mira, duke pësuar dy gola, që për një gjigand si Giggi nuk lejohen. Pavarësisht kësaj duket se kapiteni i Juventusit, i ka marrë me sportivitet kritikat në drejtim të tij. Madje, ai dhe i ironizon ato, duke u shprehur se shumë shpejt, përsonat që e kritikojnë atë nuk do të thonë të njëjtën gjë pas 1 jave. 38-vjecari shkon edhe më tej, duke deklaruar me bindje të plotë, se nuk e sheh aspak të arsyeshme që ai të largohet nga futbolli, përkundrazi ai ka dhe 1 objektiv,  të jetë  në botërorin “Rusi 2018”. Është ende larg por, duke parë rendimentin e numrit 1 të portës së bardhezinjve, një mision i tillë duket i mundshëm. Përpara pak ditësh Buffon mori cmimin “Golden Foot”, në nder të karrierës së tij dhe për këtë fakt kapiteni shprehet i nderuar dhe se cmime të tilla nuk e lodhin kurrë. Pas fjalëve, radhën e ka fusha e blertë, nga ku me siguri Giggi do të bëjë atë që di të bëj më mirë. Të blindojë portën dhe të bëjë kritikët të heshtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat