Sa e pafat Renova! Vëllazërimi humb nga Vardari

Futboll

Sa e pafat Renova! Vëllazërimi humb nga Vardari

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 17:40
Pamje nga një ndeshje

Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka qenë shumë afër kualifikimit në çerekfinale e Kupës së Maqedonisë. Fati sportiv ia ktheu shpinën dhe janë eliminuar nga Pelisteri i Manastirit.  Renova me gjithë fitoren me rezultat 3:1 ndaj Pelisterit, humbja në Manastir me 2:0 i kushtoi shumë. Sepse goli si mysafir ka vlera të dyfishta dhe kjo e eliminoi nga garat e Kupës. Renova bëri lojë të mirë dhe avancoi me 3:0 për 42 minuta. Sadiki shënoi në minutën e 16-të, Memedi në atë të 30-tën dhe Mishkovski (42’). Mysafirët shënuan në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 77-të përmes Todorovskit që ia mohoi Renovës të shkoi më tutje.  Vardari nga Shkupi shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Vëllazërimit, nga Kërçova. Skuadra shqiptare sfidën e parë si vendas e ka humb me 3:1 dhe eliminohet me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat