Dallku: Pres reagimin e ekipit pas humbjes së hidhur

Futboll

Dallku: Pres reagimin e ekipit pas humbjes së hidhur

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:35
Armend Dallku e Debatik Curri

Skuadrat me renome Prishtina-Trepça takohen mes vete në stadiumi “Agron Rama” në Kastriot”. Ballafaqimi luhet nesër në orën 14.00, në kuadër të javë së 10-të të elitës së futbollit. Prishtina mban vendin e dytë me 20 pikë, kurse Trepça renditet e dhjeta me 5 sosh. Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku, beson në tri pikë. “Pres reagimin e ekipit pas humbjes së hidhur në ndeshjen e fundit, mirëpo edhe çdo ekipi i ndodh të humb ndonjë ndeshje, por edhe nga e cila ne kemi marrë mësim, sidomos mos të pranojmë më asi gola shumë naiv. Neve, përveç fitores, s’na intereson asgjë tjetër nga kjo përballje me rivalitet shumë të vjetër i futbollit tonë, e që megjithatë kjo jetë vetëm në letra dhe statistika. Pra, neve na duhet vetëm fitorja dhe besoj se kjo do të arrihet me angazhimin e gjithë lojtarëve”, ka thënë Dallku për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat