Talenti i akademisë së Barcelonës zgjedh të luajë për Shqipërinë

Futboll

Talenti i akademisë së Barcelonës zgjedh të luajë për Shqipërinë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:36
Ivan Balliu

Mbrojtësi i krahut të djathtë Ivan Balliu i cili është produkt i akademisë së Barcelonës ka vendosur të ardhmen e tij duke zgjedhur të luajë për Shqipërinë.

Lojtari i skuadrës së Metz në kampionatin francez, Ivan Balliu ka zhvilluar 6 takime duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e medieve më të mëdha ndërkombëtare.

I rritur te skuadra e Barcelonës, Balliu ka luajtur aty prej moshës 12-vjeçare deri në moshën 21-vjeçare, duke luajtur shumë ndeshje me ekipin B dhe duke u stërvitur shpesh edhe me ekipin e parë, kur në drejtim ishin Pep Guardiola e Tito Vilanova.

Mbetet të shihet nëse do të marrë një ftesë në të ardhmen nga De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat