Foto tronditëse, e kujt është kjo fushë në Kosovë?

Futboll

Foto tronditëse, e kujt është kjo fushë në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:41
Foto në stadium të KEK-ut

Mjerimi nuk ka kufij, në kësi fusha luajnë talent tanë të futbollit. Kjo është për dhimbje koke dhe nuk do as koment,. Të gjithë janë të shqetësuar me fushat që po luajnë ekipet tona. Fusha janë tronditëse.  Ish-ndihmëstrajneri i Llapit, Ardian Llumnica, ka thënë se kjo është shqetësuese çfarë po ngjet me futbollin tonë. “Parimisht nëse nisemi nga promovimi e fotove të tilla i bjen qe këtu është xhungël, që këtu është më keq se në Afrikë, por nuk është ashtu.

Në terrene te tilla me dhjetëra herë kanë luajtur ekipin e Superligës.

1. FOTOJA 1.

Prishtina-KEK-u, e kam udhëheqë vet ndeshjen U17 fusha ka qenë tejet e renduar por Prishtina duke qenë ekip qiraqinj  në kek shpesh nuk mund ti zgjedh gjerat si te doj e në kohën më të mirë.

2. FOTOJA

Podujeva-F. Kosova, duhet te pasqyrohet realiteti.

Djaloshi në fjalë nuk është baltos gjatë zhvillimit të lojës por pas përfundimit të saj duke e festuar fitoren e ekipit te tij është shytyr në fushën e rënduar nga lagështia vende- vende.

Vërehet ne këto qe ndeshja ka qenë e përfunduar nga lojtaret prapa ne foto, e aq më keq nuk duhet të japim imazh të keq futbollit te Kosovës sepse prindi i këtij djaloshi është pikërisht pronar i shkolles se futbollit qe ndeshjen e ka luajtur si vendas, atëherë çka, kënd me akuzuar?

Image
Federata dhe lidhjet rajonale duhet te mbajn seminare tek perzonat zyrtar qe i delegojn ne ndeshje siq janë delegatët .

Mund te mos ketë refer te mirë se fundja ata duhet te fillojn këtë zeje nga gjeneratat e reja por assesi nuk duhet ti amnistojmë delegatët.

Asnjëherë si trajner nuk bëhemi vetë kritik, kemi rrahje te referit nga vetë trajnerët apo personat zyrtar te shkollave te futbollit, kemi fjalët-shprehjet me banale qe i dëgjom nga ta ne prani te femijëve, kemi lojtar FALLCO qe shumë trajner e klube i futin ne ndeshje etj etj.

Me këto duhet të merremi me shumë.

Asnjë shkollë të futbollit apo asnjë klub askush ne Kosovë nuk e ndalon te krijoj kushte te mira ne infrastrukturë dhe rreth saj, por këtë gjë e kemi shndërruar në "biznes" .

"Sa shkojmë në ekskursione verës me u rrezit në Durrës, të mendojmë për vjeshtën e dimrin"”, shkruan Llumnica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat