Zbulohet prapaskena: Ja pse u prish marrëveshja mes PSG-së dhe Neymarit

Futboll

Zbulohet prapaskena: Ja pse u prish marrëveshja mes PSG-së dhe Neymarit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:15
Neymar

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ishte shumë pranë transferimit te klubi i PSG-së, por marrëveshja mes babait të tij dhe presidentit të klubit francez është prishur vetëm për një pagesë.

Lajmi është zbuluar ditën e sotme nga e përditshmja franceze “L'Equipe” e cila shkruan se transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint Germain ishte shumë pranë finalizimit.

Babai i Neymarit dhe presidenti i ekipit parisien, Nasser Al-Khelaifi ishin takuar dy here, një herë në San Paolo dhe një herë në Ibiza dhe është arritur marrëveshja që PSG t’i paguante Barcelonës plot 190 milionë euro ndërsa lojtari do përfitonte 35 milionë euro në sezon.

Gjithçka mori fund kur babai i Neymarit rriti pretendimet pasi kërkoi që Khelaifi t’i shlyente brazilianit edhe borxhin tatimor prej 45 milion eurove, shkruan “The Sun”.

Prishja e kësaj marrëveshjeje është zbaruar 1 javë pasi Neymar firmosi kontratën e re me Barcelonën

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat