Gashi po çmend amerikanët, ja përse!

Futboll

Gashi po çmend amerikanët, ja përse!

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:31
Shkëlzen Gashi

Jo se te Baseli, apo klubet e tjera zvicerane, ku ka luajtur më parë, nuk ka qenë në majë, duke fituar dy herë trofeun e “Këpucës së Artë”, por sepse Shkëlzen Gashi është po kaq vendimtar edhe te Colorado Rapids, në MLS. Golat e tij, disa prej të cilëve spektakolarë, i kanë dhënë pikë tepër të çmuara skuadrës ku militon, e cila u kualifikua për në fazën e “play-off”. Gashi dhe Colorado Rapids do të ndeshen me LA Galaxy dy herë, më 30 tetor në Kaliforni dhe më 6 nëntor në Kolorado. Ai është shpallur sot “lojtari i muajit tetor” te Colorado Rapids, në bazë të votave të tifozëve në faqen zyrtare të klubit. Në këtë “garë”, ai ka mundur dy bashkëlojtarët e vet, Kevin Dojlin dhe Dominik Baxhi. Ky është vlerësimi i radhës për futbollistin tonë të kombëtares, i cili, çuditërisht, u la jashtë liste nga De Biazi për dy kualifikueset e këtij muaji, në Lihtenshtejn dhe ndaj Spanjës. Disa ditë më parë, Shkëlzen Gashi u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i sezonit te klubi i tij, po nga votat e tifozëve. Ai është në garë edhe për dy çmime të tjera: debutuesi më i mirë i vitit dhe goli më i bukur në MLS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat