Barcelona then premtimin për Messin

Futboll

Barcelona then premtimin për Messin

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 13:54
Lionel Messi

Në fillim të muajit shtator, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu premtoi se do të rinovonte kontratën me sulmuesin Lionel Messi por deri tani nuk është bërë asgjë.

Mes dy palëve duket sikur ka një ngërç të madh pasi tashmë kanë ngelur edhe 20 muaj para skadimit të kontratës aktuale.

Ajo që ndodhi me Sergio Busquets, Javier Mascherano dhe Neymar nuk po ndodh me Messin i cili sipas medieve ndërkombëtare dyshohet se ka refuzuar kontratën katalanase.

Sipas gazetës sportive, "Diario Gol" Messi dëshiron që në kontratën e re ta ketë një klauzolë, e cila do t’i jepte mundësi të transferohet te skuadra e Newell Old Boys në çdo kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat