Ronaldo: Ky është lojtari që më ka bërë më shumë probleme në mbrojtje

Futboll

Ronaldo: Ky është lojtari që më ka bërë më shumë probleme në mbrojtje

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 19:41
Foto

Cristiano Ronaldo ka treguar për kundërshtarin e tij më të vështirë që ka pasur ndonjëherë.

Ylli portugez ka qenë gjithnjë një ‘vrasës’ për ekipet kundërshtare, me golat e shumtë që ka realizuar gjatë karrierës.

Por vetë Ronaldo tregon edhe futbollistin ndaj të cilit ka vuajtur më shumë për ta kaluar, kur ata janë përballur mes vete.

Fjala është për Ashley Cole, ish-lojtarin e Arsenalit dhe Chelseat, i cili për nj kohë të gjatë ishte ndër më të mirët në botë në krahun e majtë të mbrojtjes.

“Ndër vite kam pasur duele të shumta me Ashley Cole dhe ai është një futbollist që nuk dorëzohet as për një sekondë të vetëm”, ka thënë Ronaldo për Cooach Mag.

“Ai ishte shumë këmbëngulës, kishte shpejtësi dhe i saktë në ndërhyrje. E dija gjithnjë se nuk do ta kisha lehtë kur e kisha përballë”, tregon CR7.

Cole aktualisht është pjesë e ekipit amerikan LA Galaxy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat