Sadiku po rikuperohet në klinikën e Juventusit

Futboll

Sadiku po rikuperohet në klinikën e Juventusit

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 13:22
Armando Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku, është duke kryer fazën e rehabilitimit pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në gju këtë muaj.

Sadiku tani ndodhet në Torino, teksa po shfrytëzon mjekësore të Juventusit, "J Medical Torino" për t'u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës. 

Ai po shoqërohet nga mjeku i Kombëtares shqiptare, Gianluca Stesia, i cili po luan një rol kyç në rikthimin e Sadikut duke i dhënë ushtrimet që lojtari duhet të kryejë për të rifituar sërish forcën.

Në video Sadku duket shumë i përqendruar tek ushtrimet që kryen për të qenë ndoshta që në sfidën e 3 nëntorit ndaj Izraelit, një rikuperim shumë i vështirë që të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat