Juventus-Napoli, vendos Higuain

Futboll

Juventus-Napoli, vendos Higuain

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 23:18
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ishte lojtari më i diskutuar përpara supersfidës mes Juventusit dhe Napolit dhe Gonzalo Higuain do të jetë lojtari më i diskutuar dhe pas fitores së bardhezinjve 2-1 në Torino. Goli i tji vendosi sfidën në favor të Juventusit, që brenda një jave jo vetëm arriti të hedhë pas krahëve humbjen me Milanin, por gjithashtu të fitojë dhe terren ndaj ndjekësve duke lënë në 7 pikë diferencë skuadrën e Sarrit. Juventusi në fakt e zgjidhi ndeshjen falë autoritetit të saj në fushë pas një pjese të parë pa gola dhe me pak emocione, ku momenti më kulmor ishte dalja e Chiellinit në të 40-tën për arsye dëmtimi. Në pjesën e dytë ishte  Bonucci ai që ndezi takimin duke kaluar në epërsi Juven.

Gëzimi i vendasve zgjati shumë pak pasi Callejon menjëherë mundi të vendosë barazpeshën si për të treguar se dy skuadrat ishin plotësisht të barabarta në fushë.

Gjithsesi diferencën mes dy ekipeve mund ta bënin vetëm 94 milion euro, ato që Juventus shpenzoi në verë për të sjellë në Torino nga Napoli Higuainin, që ashtu sic kishte premtuar shënoi golin e fitores për bardhezinjtë vetëm se pa festuar. Këtu mori fund dhe kjo sfidë me Juventusin që mori një tjetër fitore në Serie A duke pritur e qetë të dielën e ndjekësve.

Fiorentina bëri autokritikë pas barazimit me Crotonen duke fituar këtë herë 1-0 në transfertë me Bolonjën, falë një goli të Kalinicit me 11-metërsh në minutën e 31-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat