Xhaka me Baselin nuk njohin humbje në Zvicër

Futboll

Xhaka me Baselin nuk njohin humbje në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:32
Xhaka në aksion

Baseli vazhdon me rezultate fantastike në Kampionatin e Zvicrës.  Kampioni në fuqi, në 13 ndeshje ka 11 fitore e dy barazime, duke udhëhequr me 35 pikë ose 12 me tepër se Sioni në vend të dytë.  Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, me Baselin si mysafirë shënuan fitore me rezultat 2:o ndaj Grasshoppers-it. Golat i shënuan: Delgado (17’ e 22’-nga penalltia). Alban Pnishi e Mërgim Brahimi u paraqitën standardë për Grasshoppers-in. Brahimi u zëvendësua në minutën e 81-të nga Gjorgjev, kurse  Xhaka luajti titullar dhe ishte ndër më të mirët në fanellën e Baselit. Young Boys si vendas e demoloi me rezultat 5:0  Vaduz-in. Futbollisti Albion Avdijaj luajti standard për Vaduz-in, por patën një ditë shumë të keqe, duke pësuar debakël.  Sfidë mjaft interesante është zhvilluar në mes Lausanne-s dhe Luzern-it, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3:2. Shqiptari Benjamin Kololli luajti standard për vendasit, por të fat që ta ndalin një pikë në konak të tyre.  Hekuran Kryeziu u paraqit nga minuta e parë dhe Jahmir Hyka nga ajo e 55-të, dhe e ndihmuan Luzern-in që të kthehet me tri pikë tepër të mëdha. Pas javës së 13-të, Luzerni ngjitet në vend të 4-të me 19 pikë, kurse Lausanne është një pozitë më poshtë me 2 pikë më pak. Sioni ka qenë bindshëm më i mirë se Lugano  dhe triumfoi me rezultat 5:1. Shqiptari Ezgjan Alioski u paraqit mjaft mirë për Luganon dhe asistoi në golin që u shënua në minutën e 45-të nga Rosseti. Alioski me ekipin e tij nuk kishin forcë të ndalni ekipin vendas. Shqiptarët e St. Gallenit dëshpëruan si vendas, duke u nda baras me Thun-in me rezultat 0:0. Albian Ajeti dhe Albert Bunjaku ishin në formacionin e parë, por me gjithë angazhimin dot që të ta mposhtin rivalin. Bunjaku u zëvendësua në minutën  e 71-të, ndërsa St. Gallenit aktualisht është në vend të nëntë me 11 pikë, kurse Thuni një pozitë më lartë me tri pikë më shumë. Me një  fjalë, në këtë javë munguan golat shqiptarë në kampionatin zviceran.

Liga e Zvicrës

Sion-Lugano        5:1

Grasshoppers-Basel     0:2

Lausanne-Sport-Luzern         2:3

Young Boys-Vaduz       5:0

St. Gallen-Thun   0:0

Tabela

1. Basel      13     11     2       0       35

2. Sion        13     7       2       4       23

3. Young Boys     13     6       4       3       22

4. Luzern    13     6       1       6       19

5. Lausanne         13     5       2       6       17

6. Lugano   13     4       4       5       16

7. Grasshoppers  13     5       0       8       15

8. Thun      13     3       5       5       14

9. St. Galleni       13     3       2       8       11

10. Vaduz  13     3       2       8       11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat