Kampioni i Italisë, Juventusi, barazoi si vendas 1:1 me Lyonin, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit H të Champions League. Në minutën e 13-të, futbollisti Higuain ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke kaluar në epërsi “Zonjën e Vjetër”. Mysafirët barazuan rezultatin 1:1 me golin e Tolissoss në minutën e 85-të.
Fitusi i trefishtë i Europa League, Sevilla shënoi fitore që nuk matet as me ari me rezultat 4:0 ndaj Dinamos nga Zagrebit dhe përfundimisht siguroi kalimin më tutje. Në minutën e 31-të, Vietto shënoi për epërsinë e Sevillës, pastaj vazhduan edhe Escudero (66’), N’Zonzi (80’) e Ben Yedder (87’). Sevilla renditet në vend të parë me 10 pikë të mbledhura.
Porto arkëtoi tri pikë të mëdha duke bërë një hap drejt kualifkimit në të tetën e finales. Ekipi portugez shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit G. Në minutën e 37-të. Silva shënoi për fitoren e madhe të skuadrës portugeze, kurse për Club Brugge shpresat janë të përfunduara për dy vendet e para. Leicester City si mysafirë u nda baras 0:0 me Copenhagen-in.
Grupi H
Juventus-Lyon 1:1
Sevilla-Dinamo 4:0
Tabela
1. Sevilla 4 3 1 0 6:0 10
2. Juventus 4 2 2 0 6:1 8
3. Lyon 4 1 1 2 4:3 4
4. Dinamo Z. 4 0 0 4 0:10 0
Grupi G
Copenhagen-Leicester 0:0
Porto- Club Brugge 1:0
Tabela
1. Leicester 4 3 1 0 5:0 10
2. Porto 4 2 1 1 4:3 7
3. Copenhagen 4 1 2 1 5:2 5
4. Club Brugge 4 0 0 4 1:10 0