FIFA dënon Kosovën, dhimbje koke për FFK-në

Futboll

FIFA dënon Kosovën, dhimbje koke për FFK-në

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 17:42
Ilustrim

Federata e Futbollit të e Kosovës sigurisht se është e nevrikosur nga dënimi që vjen nga asociacioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA. Një dënim që vërtet nuk e kanë pritur FFK. Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kosova ndeshjen e radhës do të luajë me 12 nëntor në Antalia me Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat