Barcelona me dy mungesa të rëndësishme ndaj Sevillës

Futboll

Barcelona me dy mungesa të rëndësishme ndaj Sevillës

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 20:07
Barcelona

Në ndeshjen e fundjavës Barcelona nuk mund të llogaritë në dy futbollistë bazë të formacionit për ndeshjen ndaj Sevillës.

Dyshja e mbrojtjes, Gerdard Pique dhe Jordi Alba do t’i mungojnë gjigantit katalunas në sfidën e të dielës në La Liga ndaj Sevillës.

Mbrojtësit spanjoll janë lënduar në fitoren 4-0 që katalunasit e shënuan në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt dhe sipas gazetës spanjolle Sport, futbollistët ende vuajnë nga lëndimet pasi nuk kanë mundur të rikuperohen me kohë.

Pique dhe Alba priten t’i kthehen Barcelonës pas pushimit të kombëtareve apo në ndeshjen e shtëpisë ndaj Malagas.

Ndërsa, për ndeshjen ndaj Sevillas, Luis Enrique mendon ta hedh Lucas Dignen si mbrojtës të majtë, teksa qendrën e mbrojtjes do ta kompletoj me Javier Mascheranon dhe Samuel Umtiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat