Selmani: Le te turpërohen të gjithë, ju jeni ujq!!!

Futboll

Selmani: Le te turpërohen të gjithë, ju jeni ujq!!!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 10:58
Futbollistët e Ferizajt

Është e çuditshme se si ka mbetur katër ekipet në pjesën e poshtme të renditjes së Vala Superligës së Kosovës në futboll. Ferizaj në pozitën e nëntë me 7 pikë, sa ka edhe Drita një vend më poshtë dhe Trepça e Hajvalia ndajnë pozitat 11-të e 12-të me nga 6 pikë. Ish-trajneri i Ferizajt, Agron Selmani, ka thumbuar ashpër me një postim të tij në facebook. “Për të mirë dhe për të keq, së bashku, ju jeni ujq dhe “Ujqit” domosdo do ti keni pas!”…Nuk ka qenë i lehtë rrugëtimi i juaj, ju jeni pjesa më e mirë e qytetit, ju ia dolët edhe atëherë kur të gjithë e dëshironin vetëm suksesin e tuaj, por që ishin skeptik në vlerat e juaja! Kokën lart, ju nuk jeni turpi i qytetit, turp është për të gjithë të tjerët që sot nuk ju përkrahin, ju ofendojnë me vlerësime, qëndrojnë anash dhe nuk duan të marrin pjesë në dështimin eventual të juve, por gabohen rëndë, sepse ju qysh tash jeni fitimtar. - Le të turpërohen të gjithë ata që u kujtuan, u munduan dhe nuk zgjodhën mënyra me qëllim të shkatërrojnë një fillim të mirë, të shkatërrojnë zemrën dhe shpirtin e juve… Po të njëjtit “që me vite bëjnë punën dhe veprimet e njëjta”! Por, për të mirë dhe për të keq, qëndroni së bashku, ju jeni Ujq dhe “Ujqit” domosdo do ti keni pas!”, shkruan Selmani me zemër të thyer nga dëshpërimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat