Rooney refuzon kalimin në Kinë

Futboll

Rooney refuzon kalimin në Kinë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 19:31
Wayne Rooney

Wayne Rooney ka refuzuar një ofertë të majme nga klubi kinez Beijing Guoan.

Gjatë afatit kalimtar veror Rooney ka mundur që të transferohej në kampionatin kinez, por lojtari nuk ka pranuar një gjë të tillë pasi që dëshira e tij ka ishte të qëndronte në Old Trafford.

Presidenti i klubit kinez Beijing Guoan ka rrëfyer se i ka ofruar Rooneyt një transferim në vendin aziatik, por kapiteni i Manchester United e ka refuzuar atë.

“Ne ishim shumë të interesuar për Rooneyn dhe i bëmë një ofertë në afatin kalimtar të verës, por ai na ktheu përgjigje negative”, ka deklaruar Luo për Sports Night Talks.

“Rooney na ka thënë se dëshiron të luajë në Premier Ligë për aq kohë sa do ta përballojë intensitetin e futbollit atje. Ne jemi takuar edhe me agjentin e lojtarit Paul Stratford, por asgjë nuk e ka bindur lojtarin që të largohet nga vendlindja”.

Rooney që ka dhuruar dy asistime në fitoren e Manchester United prej 3:1 të Manchester United ndaj Swansea Cityt në fundjavë, ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat