Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye

Futboll

Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 23:53
Stefano Pioli

Stefano Pioli është prezantuar sot(enjte) nga gjiganti italian, Interi.  

Gjatë prezantimit te skuadra e Interit, trajneri italian është pyetur rreth një mori cështjes që e rrethojnë klubin dhe mbi objektivat e tyre.

“Do të jem i lumtur nëse së paku kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pioli në prezantimin e tij te Interi.

“Në këtë pikë të sezonit, vitin e kaluar Interi ishte ne krye te tabelës, por pastaj gjërat ndryshuan”.

“Ne duhet të përpiqemi që të japim maksimumin për të filluar ngritjen në tabelë”, përfundoi trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat