Luis Enrique mban sekret kohën e rinovimit me Barcelonën

Futboll

Luis Enrique mban sekret kohën e rinovimit me Barcelonën

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:57
Luis Enrique

Luis Enrique nuk nxiton që të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Trajneri, sipas mediave spanjolle, është shprehur se nuk dëshiron që të flasë për rinovimin e kontratës me klubin, e cila skadon vitin e ardhshëm.

Enrique firmosi për zgjatjen e kontratës me Barcelonën në 2015, pas realizimit të ‘tripletes’, Liga, Champions e Kupa e Mbretit. Kontrata aktuale e tij është deri në vitin 2017.

Ai ka thënë së në pranverën e ardhshme do të shohë nëse do ta vazhdoje aventurën e tij në bankinën e “Camp Nou”, ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat