Defekt në avionin e ekipit izraelit, skuadra mbetet e izoluar për më shumë se 9 orë ne Rinas

Futboll

Defekt në avionin e ekipit izraelit, skuadra mbetet e izoluar për më shumë se 9 orë ne Rinas

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:40
Avioni

Futbollistët e kombëtares izraelite kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 9 orë në avionin që priste të nisej nga Rinasi. Burime për Opinion.al kanë bërë me dije se skuadra izraelite nuk mundur të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të një defekti teknik në avionin me të cilin ata do të udhëtonin.

Po sipas këtyre burimeve, skuadra dhe stafi teknik kanë hyrë në avion rreth orës 2 të mëngjesit, kohë kur parashikohej edhe nisja e tyre nga Rinasi, por mjeti nuk ka mundur të ngrihej në fluturim. Nga ky çast dhe deri në orën 11:30 skuadra ka qëndruar brenda avionit të prishur, që nuk ka arritur të riparohej.

Nisja drejt Izraelit pritet të bëhet në këto momente, me një avion tjetër që ka mbërritur për këtë qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat