Ish-portieri i mirënjohur në vitet e 80-ta, Esat Mehmeti, e komenton kartonin e kuq të portierit të kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha. Në minutën e 55-të, Berisha humbi nervat dhe godet me kokë futbollistin izraelit, Zahavin. Gjyqtari pa menduar shumë e ndëshkoi direkt me karton të kuq dhe referoi penallti, e cila nga disa mediat e huaj u cilësua si penallti e çuditshme. Mehmeti ka një këshill për Berishën. “Një këshillë për Etrit Berishën: Një pjesë të dëshpërimit e nervozizmit tënd... Shumë miq e dashamirë e kanë përjetuar rëndë... Po edhe unë... Ishte një fillim i lojës jo i mbarë. Po, ndodhi...!? Por edhe Ti për një moment humbe!? (e kuptueshme, e ndjeve thellë rëndësinë dhe rezultatin e pikëve), qoftë e kaluar...Diçka më pëlqejë për të ardhmen tënde, nuk ishe i urtë si më parë... Duket se mungon lideri i lojës (si që e patëm Lorik Canën), e, u detyrove të veprosh (por jo në atë mënyrë). Mos harro se portieri gjatë zhvillimit të lojës është trajner, është komandat i ekipit të vetë. Kurse, për kundërshtarin gjatë lojës i frikshëm... Me intervenime të guximshme dhe zë të lartë komandues... Je njeri i pari dhe i fundit të lojës... Ushtarët vriten Komandanti Jo", shkruan Mehmeti në profilin e tij.