Kështu duket një fushë e futbollit në Kosovë

Futboll

Kështu duket një fushë e futbollit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:54
Pamje nga një fushë e futbollit në Kosovë

Se kushtet janë të këqija në fushat tona, më së miri e fakton edhe kjo fotografi që është postuar nga Avni Durmishi, zëdhënës i klubit të futbollit Prishtina.  Ai nuk e ka saktësuar se ku gjendet kjo fushë, por e veçantë është se delet janë përreth fushës dhe në pamje të parë duke se edhe ato po shikojnë nga fusha, ndoshta po i pëlqen loja, ndoshta janë të habitura nga vrapi i futbollistëve ose ka ndodh ndonjë reagim i futbollistëve ndaj gjyqtarit me britma dhe delet janë ndalur në një moment disi të hutuara. Aty shihet brenda rrethojave edhe gjyqtari anësor, sigurisht kjo fushë është e ndonjë skuadre të rangut të ulët. Fundja, duhet investuar në infrastrukturë, sepse sporti është ambasadori më i mirë dhe djelmoshat tanë meritojnë vërtet fusha sipas standardeve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat