Gjermanët: Çfarë kuptimi ka të luash kundër San Marinos?

Futboll

Gjermanët: Çfarë kuptimi ka të luash kundër San Marinos?

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:08
Sulmuesi Tomas Myler ka qenë më i ashpri në deklaratat e tij, duke i akuzuar kundërshtarët edhe për ndërhyrje të rënda.

Kanë fituar thellë, por gjermanët janë penduar për ndeshjen e zhvilluar kundër ekipit modest të San Marinos në fundjavë. Sulmuesi Tomas Myler ka qenë më i ashpri në deklaratat e tij, duke i akuzuar kundërshtarët edhe për ndërhyrje të rënda.

“Ndeshje si ajo kundër San Marinos nuk kanë lidhje me futbollin profesionist. Nuk e kuptoj sensin e ndeshjeve të tilla kaq të pabarabarta, aq më tepër me një kalendar kaq të ngjeshur. E kuptoj që për ta është e veçantë të luash kundër kampionëve të botës, e kuptoj edhe se mund të mbrohen vetëm duke bërë ndërhyrje të ashpër. Pikërisht për këtë pyes nëse këto janë ndeshje që sjellin rreziqe të kota”. Ishin këto fjalët e përdoruara nga Tomas Myler dhe Karl-Hainc Rumenige në përfundim të ndeshjes së të premtes.

Gjermania fitoi me rezultatin 8-0 ndaj San Marinos në sfidën e grupit C, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat