Bajko: Po bëhen gabime të rënda me kombëtaren!

Futboll

Bajko: Po bëhen gabime të rënda me kombëtaren!

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:50
Bajko

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Neptun Bajko, ka analizuar situatën e krijuar në kombëtare pas pjesëmarrjes historike në finalet e “Euro 2016”. Fjala është për fushatën eliminatore të “Rusia 2018”, ku Shqipëria garon në Grupin 4, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin. Pas katër ndeshjeve të para, kuqezinjtë e De Biazit kanë 6 pikë, falë fitoreve ndaj dy rivalëve më të lehtë në grup. Ndeshja e së vërtetës së madhe, në fakt ishte ajo e “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Izraelit, dy skuadra që mëtojnë vendin e tretë, raporton telesport. Humbja 3:0 e tanëve, loja e dobët dhe me gabime e tyre, dy penalltitë kundër, dalja me karton të kuq e dy lojtarëve kuqezinj, janë simptoma të mjaftueshme për Bajkon, se kombëtarja ka probleme kohezioni mes veti, ka humbur ekuilibrat psikologjikë dhe po rikthehet në identitet. Tashmë, as dora e De Biazit nuk po bën “derman”, ndërkohë që mes trajnerit dhe disa lojtarëve ka shpërthyer “lufta e ftohtë”. Thënë ndryshe, kemi një skuadër të përçarë, të pamotivuar si duhet pas Europianit dhe me mekanizma të prishur në disa aspekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat