Kapiti: Albert, t’u kisha lut mos e keqpërdor këtë zemërgjerësi!

Futboll

Kapiti: Albert, t’u kisha lut mos e keqpërdor këtë zemërgjerësi!

Nga: Ejup Kapiti Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:53
Kapiti

Federata Zemërgjerë ndaj Albert Bunjakut. Nuk kam dashtë që kundër kolegut Tim të shfaq mendimet e mija edhe pse kam parë shumë gjëra të gabueshme në lojën e Përfaqësueses tonë. Rrallë e hiq nuk vërehen automatizmat apo Shabllonet pa të cilat nuk mund ta imagjinosh një rezultat Pozitiv. 1. Faza e lojës ku në Ishim në posedim të topit. a). Humbja e topit qysh ne fillim te organizimit për shkak se kundërshtari i mbulonte hapësirat dhe lojtarët tonë në ato hapësira. b). Mos Krijimi i hapësirave për veti dhe bashkëlojtarët (shpesh pa shpërnda hapësirat si duhet gjendeshin shumë lojtarë ne nji hapsir pa Nevoj Kshtu Qe du lojtar Turq mbulonin 4 lojtar ton ne Ato hapsira). c) Mos qarkullimi optimal i topit dhe mos ndryshimi i tempos në ato momente. d) nuk zgjedhje Tempo i përshtatshëm i lojës për shkak të lojës individuale të tepruar, që zvarrite lojën. e) Mos komunikimi në mes lojtarëve dhe mos arritja e fjalës së trajnerit i cili nuk përfillej nga lojtarët. Mungesa e signalit për dhënien e informatave lojtarëve. f) Mungonte bashkëpunimi në mes te Vijave dhe ne vetë Vijat apo Repartet.

g) Mosnjohja e momentit për pasime të gjata. Shpesh i falej topi kundërshtari pa nevojë për shkak të mangësisë së demarkimeve të lojtarëve pa top. Me rëndësi: Shpesh humben topi në pjesën tonë të fushës. Mungesa e shikueshmërisë në lojë. Pozicionimi i dobët në përjashtim të katërshit të fundit. Dhe rrallë luhej topi Refleksiv për shkak të lojës Individuale. Dhe kur dëgjoj disa si dhe vet selektorin se luajtëm mirë, harron se turqit luajtën me 70% të mundësive të tyre. Veni Re; selektori lojën me Kroacinë e filloj me optimizëm dhe me qendërmbrojtës 184 cm apo 185 cm dhe la Rrahmanin ne bankë të rezervistëve, pa e inkuadruar në lojë edhe pse ka mundur menjëherë me reaguar pas golit të parë të Mangjukiqit se qendërmbrojtësit tanë do ta humbin çdo duel në ajër, ndërsa në lojën me turqit shtatshkurtër e inkuadroj qendërmbrojtësit e gjatë. I bëna përshkrim vetëm fazës së lojës kur ne ishim në posedim të topit. Veni re, Veni re ! Prej se merrem me futboll dhe përjetova Bundesligën, e përjetova ligën e parë të ish Jugosllavisë dhe atë të dytën, si dhe shumë e shumë liga të ndryshme por jo unë por as trajnerët kundërshtar nuk gabonin që mos të bëhet asnjë ndërrim. E pyeti kolegun Bunjaku a nuk guxove me bë ndërrim sepse ju frikohesh Lojtarëve apo harrove se ishe i stresuar apo nuk e dite se ra në provim si trajner. Me falë por të propozoj banu i guximshëm dhe jep dorëheqje. Ka edhe role tjera në Federatë por nga katër lojë përnime tri humbje e një barazim me goldiferencë katastrofë. Prandaj them se FFK u tregu Zemërgjerë me ty dhe t’u kisha lut mos keqpërdor këtë zemërgjerësi se shkarkimi nuk të bën mirë as ty e as FFK-së. Me ngelet pa analizuar edhe tri faza nga katër sa ka struktura e lojës pa Analizuar. Pyetje FFK dhe A. Bunjakut a ke dërguar skauterët në vëzhgim të lojëve të kundërshtarit dhe në saje të informatave të skautërve formimi i skuat stërvitjeve dhe AutomatiZmave në saje të dobësive të kundërshtarit.

Shkrime marrë nga profili i autorit, ish trajner i Prishtinës

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat