Selmani: Mos të ofendohet selektori!

Futboll

Selmani: Mos të ofendohet selektori!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 11:08
Agron Selmani

A duhet të shkarkohet selektori Bunjaku? Kështu e nisi komentin trajneri i futbollit Agron Selmani.  Ai ka thënë se nuk e di se a është Albert Bunjaku njeriu adekuat për objektivin që ka për Euro 2020. “Nëse nuk flasim për Rusi 2018 por flasim për Euro 2020 si objektiv i mundshëm atëherë mendoj se reprezentacioni i Kosovës është në rrugë të drejtë, drejt këtij objektivi. Unë nuk e di se a është selektori Bunjaku njeriu adekuat për këtë objektiv, kjo kompetencë është e rezervuar për kreun e FFK-së dhe këshillin profesional pran FFK-së dhe të kujtojmë se Bunjaku nuk është vetëemëruar në këtë pozicion por i emëruar dhe këtu duhet të bëjmë dallimin. Pozita e selektorit është pozite e nivelit, serioz dhe institucional dhe me gjithë dëshirat e mira të njerëzve me vullnet të mirë, mendoj se nuk do të duhej që selektori Bunjaku të kontestohet dhe të ofendohet deri në atë masë sa ti kontestohet edhe niveli dhe edukimi profesional i tij. Një presion i tillë për Bunjakun dhe për bashkëpunëtorët e tij rrezikon të marr formën dhe traditën dhe është një shenjë jo e mirë edhe për të gjithë kandidatët e tjerë që në ndonjë raste edhe mund të marrin pozitën e selektorit të Kosovës”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat